Tek Vllaznia vijojne pergatitjet per sfiden e rradhes ndaj Teutes, por sot do te kete edhe nje feste te vogel. Trajneri i portiereve Ideal Lekiqi ka ditelindjen dhe sigurisht qe 39 vjetori i lindjes se tij nuk do te kaloje aq lehte.
Lekiqi ka qene portier ne karrieren e tij sportive dhe ka luajtur edhe me Vllaznine, per te vijuar pastaj me ekipe te tjera me te vogla, por duhet thene se karrieren si trajner e ka nisur me mire dhe po shkon gradualisht ne nivele te larta.
Ka punuar fillimisht si pergatites portieres tek Akademia Vllaznia, me pas ka kaluar tek Beselidhja, per t’u rikthyer tek ekipi i pare i Vllaznise ku vijon per te tretin vit rradhazi.
Por sakaq, per disa kohe ka qene edhe ne stafin e kombetares U17 por hoqi dore nisur nga angazhimet e shumta me ekipin e Vllaznise. Karriera e tij duket gjithnje ne rritje dhe me siguri qe do te ndjeke rrugen e paraardhesve te tij Paulin Ndoja dhe Avenir Dani te cilet kane qene nder pergatitesit me te mire te portiereve ne Shqiperi.
Gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura Ideal Lekiqit dhe njekohesisht nje karriere sa me te suksesshme!.
www.shkodrasport.com