Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETek Vllaznia sytë nga sulmuesi, Bismark pritet të jetë i gatshëm për...

Tek Vllaznia sytë nga sulmuesi, Bismark pritet të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Tiranës

Ka luajtur vetëm në dy ndeshje deri më tani dhe menjëherë është shfaqur si protagonist, por vetëm kaq. Charles Bismark ishte në fushë në ndeshjet ndaj Partizanit dhe Teutës dhe më pas i mungoi Vllaznisë për shkak të një dëmtimi.

Padyshim që mungesa e tij ka ndikuar tek sulmi i kuqebluve dhe për këtë arsye sytë e të gjithëve kanë qenë të drejtuar nga infermieria, me shpresën e rikuperimit sa më parë të tij në mënyrë që të vihej në dispozicion të trajnerit Martini.

Sulmuesi ka disa ditë që ka nisur stërvitjen individuale dhe shpresohet shumë që të jetë i gatshëm, të paktën për ta nisur nga pankina sfidën e së premtes ndaj Tiranës, megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim përfundimtar për këtë gjë.

Tek Vllaznia në fakt kanë qenë disi të pafat në këtë fillim- kampionati sa i takon dëmtimeve dhe treguesi më i mirë për këtë ishin edhe mungesat në ndeshjen e fundit ndaj Bylisit të Bismark, Muratajt, Qatos, Dros dhe deri diku edhe të Kouros, ndërkohë që Gjini mungoi për arsye kartonash.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments