Tekniku i mirënjohur kavajas Dorjan Bubeqi, është rikorfirmuar përsëri trajner i ekipt matjan “Burreli”. Ky lajm bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë klubit të futbollit Burreli, dhe ai do ta drejtojë këtë ekip për sezonin futbollistik 2023-2024, ku formati i tij siç dihet ka ndryshuar, pasi do të ketë 12 ekipe dhe do të luhet me tre faza, ç’ka do të thotë se do të jetë një kampionat me rivalitet të fortë teksa në të marrin pjesë ekipe me emër në futbollin shqiptar si Flamurtari, Besa, Apolonia, Lushnja, Korabi, etj si dhe është rikthyer Elbasani dhe Vora. Ndërkohë që lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Bubeqi, i cili në kontsktin që payëm me të, konfirmoj shkurt: “Po do të jem, sot në orën 17.00, do të bëhet prezantimi.

Në këto kushte teknikut Bubeqi i lipset të ndërtoj një ekip kompetitiv, për të patur ovjektiva të qarta për këtë sezon dhe të mos ndodhë, si edicionin e kaluar, ku ethet e rënies nga kategoria e lënduan Burrelin deri në fund të kampionatit, pavarësisht se zhvilloi ndeshje të bukura dhe të forta, dhe fatin e qëndrimit e zgjidhi vetë ndeshja e Play-out, me Pogradecin, që e mundi me rezultatin 2-1, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin e Egnaties, në Rrogozhinë.

Pavarësisht se ditë më parë vetë Bubeqi, përmes një statusi të tij në fb, paraqiti dorëheqjen, për arsye familjare, ka qenë këmbëngulja e gjatë e drejtuesëve të Burrelit, që ta bindin atë për ta rimarrë dhe drejtuar ekipin e futbollit Burreli këtë sezon futbollistik.

Dorjan Bubeqi, njihet mirë në ambjentin futboll dashës matjan, pasi e ka drejtuar edhe më parë ekipin e tyre të zemrës, Burrelin. Herën e fundit erdhi në krye të kësaj skuadre fazën e dytë të kampionatit të kaluar, që ndonëse u pretendua për një vend të mirë në rënditje, mezi i shpëtoi rënies.

Dorjan Bubeqi është një trajner, që din të punojë me kujdes me grupin e futbollistëve, të gërshetojë cilësitë individuale të çdo futbollisti me lojën kolektive, të motivojë grupin për të luajtur me grintë, dhe të zbatojë me përpikmëri detyrat tekniko-taktike, gjatë stërvitjes dhe ndeshjeve zyrtare. Ai është i njohur edhe në rrafsh kombëtar si trajner i sukseshëm pasi ka drejtuar ndër vite disa ekipe të kategorisë së parë.

Në bashkëpunim edhe me stafin dhe presidencën e klubit, Bubeqi pritet të fillojë menjëherë nga puna, ku bërthama e ekipit do të jetë ajo e ksmpionatit të kaluar, shoqëruar me përmirësimet e mundshme sipas nevojës që ka ekipi.
Martin DEDAJ