Juventusi ka probleme të mëdha financiare dhe kjo shihet qartësisht nga bilancet negative radhazi që ka prodhuar klubi bardhezi. Nëse më parë gjithccka mbulohej në mënyrë fiktive nga plusvalencat, tashmë për klubin italian bëhet më e vështirë të mbyllë “gropën”.
Dhe tashmë ajo po i prish punë edhe në UEFA, ku klubet janë të detyruara që të shpallin bilance financiare të pranueshme, për të mos u përballur me sanksione apo edhe me mungesën e regjistrimit në aktivitetet ndërkombëtare.
Ka qenë vetë raporti vjetor i Juventusi ai që ka zbuluar se UEFA ka nisur një hetim për trevjeçarin 2022-2025, pasi klubi ka tejkaluar limitet e parashikuara nga Fair Play Financiar.
Sipas vetë njoftimit të klubit, vendimi do të bëhet publik në pranverën e vitit 2026 dhe mund të përfundojë me një gjobë, apo me kufizimin e aktivizimit të lojtarëve në kompeticionet e UEFA-s.