Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETELASHE PËR PRESIDENTIN E BARÇËS/ Laporta nën hetim për mashtrim financiar me...

TELASHE PËR PRESIDENTIN E BARÇËS/ Laporta nën hetim për mashtrim financiar me rreth 100 mijë euro

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta po përballet në dyert e drejtësisë. Numri 1 i klubit katalanas është vënë nën akuzë si i përfshirë në një çështje mashtrimi me vlerë rreth 100 mijë euro.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta po përballet me probleme serioze ligjore në Spanjë. Një gjykatë në Katalonjë e ka thirrur atë të paraqitet si i pandehur në një çështje të dyshuar mashtrimi me vlerë rreth 100,000 euro.

Sipas medieve katalanase, gjykata ka caktuar datën 16 janar për paraqitjen e Laportës para drejtësisë. Bashkë me të, si të pandehur janë thirrur edhe nënkryetari i klubit të Barcelonës Rafael Yuste, ekonomisti Xavier Sala-i-Martin dhe ish-drejtori i televizionit publik katalanas TV3, Joan Oliver.

Rasti lidhet me një mashtrim të dyshuar që përfshin investime në dy kompani, ‘Core Store’ dhe ‘CSSB Limited’, të lidhura me personat e akuzuar. Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta ‘El Periodico de Catalunya’, investitorëve u ishte premtuar një kthim vjetor prej 6%, por pagesat e premtuara nuk janë realizuar.

Viktima kryesore në këtë rast ka investuar fillimisht 50 mijë euro në kompaninë ‘Core Store’ dhe më pas 54,000 dollarë në ‘CSSB Limited’. Deri më tani, ajo ka arritur të rikuperojë vetëm 12,500 euro nga shuma totale e investuar, ndërsa pjesa tjetër mbetet e pakthyer.

Hetimet për këtë çështje janë rihapur pas një vendimi të Gjykatës Provinciale të Barcelonës, e cila urdhëroi që padia të shqyrtohej më në detaje. Kjo është tashmë çështja e tretë në të cilën Joan Laporta po hetohet për mashtrim të dyshuar, të gjitha të lidhura me të njëjtat kompani.

Sipas dosjes hetimore, investimet ishin promovuar duke përdorur reputacionin publik dhe pozitat e larta të personave të përfshirë, çka dyshohet se ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin e viktimës për të investuar.

Ajo pretendon se kërkesat e saj të vazhdueshme për informacion dhe sqarime janë përballur me përgjigje shmangëse. Deri në këto momente, nga ana e Joan Laportës apo përfaqësuesve të tij ligjorë nuk ka pasur një reagim zyrtar publik, ndërsa hetimet për këtë çështje vijojnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments