Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj munguan në ndeshjen kundër Real Sociedad në Europa League. Klubi i Napolit bëri me dije se ata kishin dalë pozitivë pas tamponëve të kryer, ndërkohë që një ditë më pas vjen lajmi tjetër.
Testet e radhës i kanë nxjerrë ata negativë dhe mund të jenë gati për ndeshjen kundër Sampdorias të dielën.
“Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj u testuan negativë në tamponin e kryer dje nga ASL në Napoli”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
Dy mbrojtësit kishin dalë pozitivë që muajin e shkuar. Hysaj nuk luajti dot në ndeshjet e Shqipërisë në Nations League, për shkak se ishte infektuar. Ndryshe ndodhi me Rrahmanin, i cili pasi u kthye në Itali doli pozitiv dhe u izolua. /abcnews/