HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETension te Partizani, protestë për rrogat në prag të duelit me Tiranën

Tension te Partizani, protestë për rrogat në prag të duelit me Tiranën

Stërvitja e djeshme e Partizanit ka nisur shumë më ndryshe se ditët e tjera. Lojtarët e kuq, të pakënaqur për vonesat e rrogave, kanë refuzuar të stërviten për afro gjysmë ore, duke kërkuar sqarime nga drejtuesit për vonesat e pagave.

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta, se kjo situatë e pazakontë në shtëpinë e të kuqve, ka vënë menjëherë në lëvizje klubin, teksa vetë drejtori Olsi Rama ka mbërritur urgjentisht në kompleksin stërvitor.

Mësohet se ai ka qetësuar lojtarët dhe njëkohësisht i ka garantuar për anën financiare. Pasi kanë biseduar pak minuta me drejtorin, lojtarët kanë vazhduar normalisht përgatitjet nën drejtimin e Ilir Dajës.

Ndërkohë, gazeta ka kontaktuar mbrëmë me zyrën për shtyp të klubit të kuq lidhur me këtë çështje, por nuk mori një sqarim zyrtar për atë që ka ndodhur.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments