Elvin Beqiri me shume mundesi nuk deshiron te vazhdoje me te drejtoje skuadren e Terbunit. Drejtuesit e klubit pukjan ia kane lene deren hapur shkodranit te njohur, por ai mesa duket e ka mbyllur ketu aventuren me kete skuader.

Per kete arsye, ata jane vene ne kerkim te nje trajneri tjeter dhe duken shume prane arritjes se akordit me nje trajner shume te njohur i cili per vite me rradhe ka drejtuar edhe ne Superlige. Behet fjale per Ramadan Ndreun.

Tërbuni mund të jetë duke filluar projekt ambicioz, për të synuar Superioren. Sezonin që sapo u mbyll dështuan, pas humbjes me Apoloninë në “play-off”, ndërsa me ardhjen e Ndreut, ekipi do të ketë tjetër pamje.

Krutani është emër i dëgjuar për futbollin shqiptar, pasi më parë ka qenë në krye të Kastriotit, Kukësit, Laçit dhe Kamzës. Së fundmi ishte në krye të klubit krutan, me të cilin e mbylli në dhjetorin e vitit kaluar.

Ne ditet ne vazhdim mund te kete me shume zhvillime ne lidhje me kete çeshtje, por meqenese akordi duket shume prane, atehere emerimi i Ndreut ne pankinen e Terbunit mund te behet realitet./SHKODRA-SPORT.COM/