Terbuni ka pesuar nje tjeter humbje ne kampionat ne ndeshjen e sotme ndaj Tomorit. Beratasit mposhten ne shtepine e tyre me permbysje te rezultatit nga 0-1 ne 2-1 ekipin e trajnerit Alert Alcani.
Pukjanet u mposhten nga dy penallti, teksa ne pjesen e pare, fillimisht do te ishte Terbuni qe do te kalonte ne avantazh me golin e Krasniqit ne minuten e 27-te. Tomori nuk kenaqet me kete rezultat dhe barazon shifrat me nje penallti ne fundin e pjeses se pare.
Nderkohe ne fraksionin e dyte te lojes, beratasit shenuan edhe nje here tjeter pak para fundit te ndeshjes me penallti dhe takimi nuk do te kishte me histori, duke u mbyllur keshtu me rezultatin 2-1 per Tomorin.
Nderkohe, vlen per t’u theksuar se ne rradhet e Terbunit, si perhere, u aktivizuan disa shkodrane, pikerisht kater te tille, sic jane Samet Ruqi, Ardit Hoxhaj, Alsid Tafili dhe Rigers Xhahysa. Tashme, pas kesaj humbjeje, pukjanet zbresin ne vendin e shtate ne kuoten e 20-pikeve ne tabelen e renditjes. /Maringlen ZHIVANI/
Tomori-Terbuni 2-1
Golat: Deliu (pen) 36′, Ismailaj (pen) 84′ / Krasniqi 27′
Tomori (4-4-2): Boye, Caco, Hida, Deliu (Alinani 85′), Kasmollari, Shaqe, Carvalho (Ismailaj 83′), Fejzaj, Dushkaj,
Solomon, Emini (Sharavolli 88′) (ne dispozicion: Memlika, Lamce, Muca, Kumani, Caian) Tr: Klodian Arberi
Terbuni (4-4-2): Vata, Ruqi, Hoxhaj, Junior, Metani, Hysa (Rezi 87′), Tafili, Baholli (Ntoya 53′), Saliaj (Xhahysa 87′), Xhabrahimi, Krasniqi (Filipi 69′) (ne dispozicion: Bakalli, Gjoni, Dosseh, Mezini, Xhakaj, Shkreta) Tr: Alert Alcani
Arbiter: Blerim Ziri
Kartone te verdhe: Caco 86′ / Vata 35′, Baholli 38′