Janë mbyllur 8 sfidat e luajtura ditën e sotme për javën e 11-të të kampionatit. Nje nga sfidat me interesante te kesaj jave ka qene ajo e luajtur ne mes ne mes Beselidhjes vendase dhe Terbunit te Pukes.
Te dy ekipet vinin nga momente te mira dhe si rrjedhoje pritej nje perballje e forte, por nuk ka rezultuar keshtu. Pukjanet qe ne 9 jave kishin shenuar vetem 4 gola, ne kete 90 minutesh shenuan 3 te tille.
I pari mban per autor Peqinin ndersa dy te tjeret jane shenuar nga sulmuesi i njohur Vilfor Hysa. Perfundimisht 3-0 per Terbunin qe drejtohet nga trajneri shkodran Elvin Beqiri.
Nje fitore kjo qe konfirmon ambicjet e kesaj skuadre per te qene nje nga pretendentet deri ne fund te kampionatit dhe duke korigjuar diçka ne aspektin sulmues, edhe mund t’ia arrijne sepse ne mbrojtje jane ne rregull./SHKODRA-SPORT.COM/