Pasditën e sotme, në orën 14:00, Tërbuni do të luajë ndaj Flamurtarit në Vlorë për ndeshjen e javës së gjashtë. Pukjanët kanë arritur të marrin dy fitore dhe tre barazime deri më tani, duke qenë ndër ekipet e vetme së bashku edhe me Dinamon dhe Korabin, që nuk kanë pësuar akoma asnjë humbje.

Edhe sot ndaj vlonjatëve, do të tentohet e njëjta gjë dhe në kampin e Tërbunit kanë shumë besim se mund t’ia dalin të marrin qoftë edhe një pikë, pavarësisht kundërshtarit të fortë që do të ndeshen, siç është Flamurtari.

Kujtojmë se, pukjanët drejtohen nga një emër i njohur si trajner, siç është Alert Alcani dhe pjesë e tyre janë edhe disa futbollistë shkodranë, duke nisur nga Serdar Zagani, Ardit Hoxhaj, Rudolf Popaj, Samet Ruqi dhe Alsid Tafili.

Ndërkohë, ndeshja Flamurtari-Tërbuni do të luhet ditën e sotme në stadiumin e Vlorës, duke filluar nga ora 14:00. Një mision i vështirë për pukjanë, por jo i pamundur.
Maringlen ZHIVANI