Futbolli i femrave ne Shqiperi nga viti ne vit eshte duke e rritur ndjeshem nivelin e tij dhe ne rang klubesh, Vllaznia po ben mire duke e perfaqesuar denjesisht ne Ligen e Kampioneve te Europes.
Por njekohesisht edhe kombetarja shqiptare ka ardhur duke rritur performancen e saj dhe shembulli me i mire ishin edhe dy paraqitjet e fundit ndaj Qipros dhe Portugalise.
Per kombetaren tone ne fakt ka lajme te mira sepse shume vajza te reja shqiptare po rriten neper Bote dhe shume shpejt do te veshin fanellen kuqezi.
Njera nder to eshte edhe Teresa Deda e cila jeton ne SHBA bashke me familjen e saj. E datelindjes 19 korrik 2003, ditet e fundit ajo eshte votuar si futbollistja me e mire ne te gjithe Ameriken per grupmoshen U18.
Ajo eshte pjese e ekipit New Rochelle ne New Yorkut ku ndonese luan ne rolin e mesfushores, spikat edhe si golashenuese. E ardhmja sigurisht qe pritet te dhuroje gjera shume interesante per kete sportiste dhe gjasat jane ta shohim duke luajtur ne nivele te larta.
Teresa eshte grumbulluar disa here nga ekipet kombetare te moshave te Amerikes, nderkohe qe ne shkurt te ketij viti, iu pergjigj fteses se trajnerit te kombetares shqiptare Armir Grima per te qene pjese e nje grumbullim qe ajo zhvilloi ne Ulqin.
Kuptohet, deshira e madhe e saj eshte qe nje dite te luaje me fanellen e kombetares se origjines, e vendit ku kane lindur i ati, Ndoci qe eshte doktor nga profesioni dhe e ema- Kristina qe eshte mesuese.
Historia e prinderve te Tereses eshte mjaft interesante sepse ata kane lene Shkodren dhe Shqiperine duke u arratisur para viteve ’90, megjithate lidhja e familjes Deda me kete vend eshte mjaft e madhe.
Ndonese vajza e tyre ka lindur ne Amerike, ato kane injektuar tek ajo dashurine per vendin e origjines dhe Teresa po ndjek keshillat e prinderve. Me shume mundesi qe ne te ardhmen ajo do te perfaqesoje Shqiperine. Dhe ne fakt kjo e fundit ka nevoje per talentin e kesaj futbollisteje.
Por lidhja e saj me vendin e shqiponjave nuk ka mbetur vetem me kombetaren. Ne veren qe shkoi, presidenti i Vllaznise Lazer Matija ra dakord me Teresen dhe familjaret e saj qe ajo te luante me ekipin shkodran ne ndeshjet e Liges se Kampioneve te Europes.
Kjo ne fakt nuk u be e mundur sepse per shkak te rregullores se FIFA-s, per futbollistet nen moshen 18 vjeçare ka nje procedure shume te koklavitur dhe per rrjedhoje Teresa Deda nuk mundi te ishte pjese e Vllaznise ne keto ndeshje.
Megjithate presidenti Matija dhe vete Teresa kane lene te hapur mundesine qe ajo te federohet me Vllaznine sezonin e ardhshem, kur edhe ajo te kete mbushur 18 vjeç. Vllaznia dhe kombetarja shqiptare sigurisht qe kane nevoje per talentin e kesaj futbollisteje qe vetem pak dite me pare u shpall me e mira e Amerikes per te rejat.
Gjergj KOLA