Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE“Tërmet” tek Kukësi, shkarkohet zv/trajneri dhe Gjoka rrezikon stolin

“Tërmet” tek Kukësi, shkarkohet zv/trajneri dhe Gjoka rrezikon stolin

Në fillim të këtij sezoni, objektivi i madh i Kukësit ishte të fitonte titullin kampion. Gjatë rrugës janë ndërruar disa trajnerë, por si përfundim, maksimumi që mund të bëjnë është ta mbyllin kampion tin në vendin e dytë, sepse Partizani është shpallur zyrtarisht kampion i Superiores.

Ende pa u mbyllur mirë ky kampionat, vijnë shkarkimet e para nga stoli i verilindorëve.

Zv/trajneri Rrahman Hallaçi është shkarkuar nga detyra në ditën e djeshme. Shkak për këtë mund të ketë qenë fakti se traneri Gjoka kur erdhi në krye të detyrës, e kishte edhe ndihmësin e tij.

Mirëpo, presidenti Safet Gjici ka treguar se nuk është shumë i duruar me rezultatet negative dhe tekniku Gjoka mund të varet shumë nga ndeshjet që kanë mbetur në kampionat, por edhe finalja në Kupën e Shqipërisë ndaj Tiranës në “Elbasan Arena”./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments