Vllaznia do të luaje sot ndaj NK Medjugorje, ndeshje e vlefshme si miqësore. Sfida është e programauar të luhet në orën 18:30 dhe pritet me shumë interens si do të jetë performanc e parë e skuadrës nën drejtimin e Migen Memellit.
Vllaznia ka patur shumë largime në këtë sesion merkatoje dhe kjo gjë ka bërë që të bëjnë edhe 6 afrime të reja deri më tani. Memelli do të ketë mundësinë të shikojë kontigjentin aktual që ka mbetur nga skuadra e vjetshme por edhe afrimet e reja.
Në portë pritet ta nise nga minuta e parë Qarri, ndërsa mbrojtja është dilema që tekniku ka. Stojanovic, Juric dhe Cheshmedjiev pritet të rreshtohen përpara portës.
Kurse në mesfushë pritet te jetë Smajli dhe Hakaj nga krahët, Boshnjaku dhe Mala në qendër. Në sulm tekniku pritet t’i besoje treshes Çoba-Balaj-Dodev.