Trajneri i Egnatias Edlir Tetova është shprehur në një studio televizive se objektivi i parë i skuadrës që drejton është triumfi në Kupën e Shqipërisë.
“Ana psikologjike është shumë e rëndësishme për të fituar ndeshjet, sidomos kur vjen nga disa rezultate jo të mira. Mendoj se kjo nuk do të ndikojë në “final four”. Objektivi parësor është fitimi i Kupës. Duam ta mbrojmë, se jemi fitues në fuqi. Për këtë arsye fillimisht duhet të kalojmë Vllazninë në gjysmëfinale dhe pastaj të mendojmë për finalen”.
Fizionomia e lojës së Egnatias: “Kemi larguar dy lojtarë, pa harruar ndarjen nga jeta të Dwamenas. Janë 25 gola të larguar. Në fizionominë klubit, kemi prodhimin e lojës. Për të krijuar lojë, të duhen lojtarë që të përshtaten. Është e vështirë kur të largohen lojtarë. Ne kemi një projekt që i ndjekim lojtarët që kanë karakteristikat e duhura.
Jemi munduar të gjejmë lojtarë të uritur, që kanë qenë të dëmtuar dhe kanë pasur shumë muaj pa luajtur. Kemi ruajtur boshtin e skuadrës së vjetshme.
Gjithmonë u them lojtarëve të mi që vitin tjetër nuk dua t’ju shoh këtu, sepse unë e shoh Egnatian si një markë dhe dua që klubet nga jashtë të blejnë lojtarët tanë.”
E ardhmja: “Kam edhe një vit kontratë, kam akoma për t’i dhënë ekipit, pastaj duhet të shohim rezultatet.”