Egnatia fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Kukësit në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të duke arritur te permbyse golin e miqve, fale golave te Fernandos dhe mbi te gjitha supergolit te Spahiut.

Pas përfundimit të duelit ka folur edhe trajneri i rrrogozhinasve, Edlir Tetova, per te cilin me shume rendesi se çdo gje kishte marrja e tre pikeve ne kete takim.

“Një 3 pikësh i çmuar për ne, nuk ishim 100% të asaj që jap gjithmonë, një ndeshje që duhet ti kënaqemi 3 pikëshit. Sot vetëm kishim rotacion, Zejnullai kishte lodhje, freskuam krahun e majtë, lamë dhe Gytisin se luajti ndeshjet e plota me Kombëtaren e tij.

Shkoi mirë deri diku, pjesa tjetër kemi humbur shumë topa të thjeshtë, dhe na dënoi tek goli i parë. Po vuajmë 15 minutat e fundit, ka një tërheqje të ekipit jo domosdoshmërisht nga unë por djemtë duan të ruajnë rezultatin,do ta përmirësojmë në vazhdim, që mos të kemi oshilacione në të ardhmen“ deklaroi Tetova për “MCN TV”.