Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta bën lëvizje në formacion para Luftëtarit, shkodrani Uendi Vecaj është gati

Teuta bën lëvizje në formacion para Luftëtarit, shkodrani Uendi Vecaj është gati

Teuta udhëton këtë fundjavë drejt Gjirokastrës, aty ku do të zhvillojë një sfidë delikate dhe synimi i durrsakëve është marrja e 3 pikëve për të ruajtur edhe pozitat në tabelën e renditjes.

Trajneri Blendi Shkëmbi shpreson që skuadra të vijojë me formën e mirë dhe fitoret edhe jashtë fushës dhe një transfertë si kjo e radhës me Luftëtarin konsiderohet si një nga “provimet” më të vështira të durrsakëve.

Për takimin e radhës me gjirokastritët, durrsakët do të kenë gati edhe Uendi Vecajn që mungoi për shkak dëmtimi ndaj Kukësit, po kështu edhe Hakaj që la ndeshjen përgjysmë me Kamzën, u “testua” me Kukësin dhe është në formën e tij më të mirë.

Mungesë e madhe do të jetë edhe ajo e mbrojtësit Osmani që ndaj Kukësit u ndëshkua me karton të kuq. Synimi i durrsakëve do të jenë 3 pikët në Gjirokastër./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments