Ndonese pritej te vinte tek Vllaznia, sulmuesi shkodran Rubin Hebaj ka zgjedhur te vazhdoje karrieren e tij tek Teuta. Pavaresisht fteses publike te bere nga trajneri Mirsad Jonuz per te veshur fanellen e kuqebluve, sulmuesi 21 vjeçar ka preferuar te shkoje ne Durres.
Rubin Hebaj është goditja e madhe e Teutës në merkaton e janarit. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin durrsak se sulmuesi shkodran sapo ka firmosur kontratën.hebajj
Hebaj ishte një kërkesë trajnerit Edi Martini për të përforcuar sulmin. Tashmë durrsakët janë të kompletuar në repartin ofensiv, teksa Idelino Kolibalit i bashkohet edhe Hebaj, i cili vjen pas aktivizimit në Ukrainë me Vorskla Polltavën.
Duket se ne kete zgjedhje ka vendosur maredhenia shume e mire e lojtarit me trajnerin Martini i cili ne fakt e pat sponsorizuar dy vite me pare per te shkuar tek Domzhale ne Slloveni.
Por nese atje gjerat nuk i shkuan ashtu si duhet, tani Hebaj kthehet ne Durres dhe do te kerkoje te rikape formen e tij me te mire duke shenuar sa me shume gola.Teuta “blindon” sulmin, firmos me lojtarin shkodran.