Teuta ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas largimit të Martinit. Ky i fundit hoqi dorë nga drejtimi i ekipit për shkakun e rezultateve negative që u arritën në këtë sezon të ri.

Më saktësisht, vendimi erdhi pas humbjes me Partizanin në shifrat 2-1. Ndërkohë durrsakët vendosën Renato Arapin në krye, duke i besuar njeriun që e ka udhëhequr në fushë skuadrën prej kohësh.

Ndeshja e tij e pare ne kete detyre do te jete ajo e javes se ardhshme ndaj Vllaznise. Nje prove e vertete per Arapin por edhe per Teuten sepse shkodranet jane rikthyer ne momentet e tyre me te mira.

Arapi nuk ka pervoje si trajner sepse ka luajtur futboll deri para 5 muajsh, megjithate drejtuesit e klubit i besojne aftesive te tij dhe tashme eshte momenti qe te tregoje veten.