Ka përfunduar në barazim 0 – 0, ndeshja Teuta – Elbasani, java e 14-të në Superiore. Takimi u mbajt në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa nuk prodhoi asnjë gol.
U luajtën plotë 102 minuta lojë bashkë me shtesën, por pa asnjë gol. Diktati i vendase u pa që në 45 minutat e para, ndonëse ekipi i Ivan Gvozdenovic e mbrojti portën e pastër me fanatizëm.
Edhe fraksioni i dytë i lojës prezantojë Teutën më kërkuese. Rasti më i “artë” i takoi Kotobellit, ama u ndal në vijën fatal prej “murit” nga ekipi i Elbasanit.
Trajneri Ivan Gvozendovic duhet t’i bëjë mirë llogaritë në javët e ardhshme pa yllin e sulmit Diallo, i larguar nga fusha me probleme fizike.
TEUTA – ELBASANI 0 – 0















