Teuta-Partizani është një nga ndeshjet më të forta të ditës në Abissnet Superiore, që luhet në Elbasan prej orës 16:45. Dy skuadra që vjet luftuan deri në fund për titullin kampion, që në fund e fituan durrsakët.
Ky sezon nuk po shkon si duhet për to, por sot vetëm fitorja u bën punë. Trajnerët Renato Arapi dhe Dritan Mehmeti kanë menduar edhe për rreshtimet e skuadrave të tyre dhe formacionet e mundshme janë si më poshtë:
Teuta: Qirko, Idrizaj, Qaqi, Ivanovic, Kotobelli, Daja, Aleksi, Acquah, E. Vila, L. Vila, Hebaj. Trajner: Arapi
Partizani: Hoxha, A. Marku, Bitri, Belica, Hadroj, Mala, Rrapaj, H. Marku, Kallaku, Cara, Skuka. Trajner: Mehmeti.