Teuta ka zhvilluar ditën e sotme një miqësore përballë ekipit të 19 vjeçarëve. Ekipi i drejtuar nga Shkëmbi ka treguar një formë të mirë duke realizuar 6 herë. Golat për ekipin e parë u shënuan nga Vecaj, Progni dhe Kamara, të cilët realizuan respektivisht nga 2 herë.
Siç shikohet, dy prej golave te kesaj miqesoreje mbajne per autor mesfushorin shkodran Uendi Vecaj. Ai po kalon nje forme shume te mire sportive dhe pas golit te shenuar ne ndeshjen e kampionatit ndaj Kastriotit, duket se ka fituar edhe besimin e trajnerit Shkembi.
Performanca e tij ne miqesoren e sotme dhe aktivizimi i tij si titullar eshte nje tregues ndoshta i vazhdimesise ne te tilla ritme edhe ne vazhdim. Siç dihet, Vecaj eshte i huazuar nga Dinamo e Zagrebit dhe arsyeja pse erdhi ne Durres ka te beje me aktivizimin me shume te tij ne fushe.
Ky ka qenë një test i rëndësishëm për trajnerin Shkëmbi për të parë gjendjen e ekipit, por edhe për të provuar futbollistët. Teuta eshte nje ekipet surpize te ketij sezoni dhe konsiderohet nje nga ekipet me te mira te kampionatit.