HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta forcon sulmin, Edi Martini me një alternativë më tepër në repartin...

Teuta forcon sulmin, Edi Martini me një alternativë më tepër në repartin ofensiv

Klejdi Daci është përforcimi më i ri i skuadrës së Teutës. Në ditën e fundit të merkatos së transferimeve, skuadra durrsake ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit shtatlartë, i cili pak ditë më parë pati ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Kukësit.

23-vjeçari i lindur në Tiranë, është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar dhe do të jetë një përforcim i rëndësishëm, një alternativë cilësore për trajnerin Martini dhe skuadrën Durrsake për pjesën e mbetur të sezonit.

Daci është aktivizuar në 11 ndeshje me Kukësin këtë sezon në kampionat, duke shënuar edhe 2 gola. Ndërsa në Kupën e Shqipërisë, ka luajtur dy takime dhe shënuar në një prej tyre.

23 lojtari shtatlartë është një futbollist energjik, i cili në fushë spikat për grintën e tij dhe potencën në repartin e avancuar. Me afrimet e kryera, skuadra durrsake ka arritur të përforcohet ndjeshëm si në mesfushë edhe sulm, duke marrë futbollistë si Daçi apo më herët edhe Kallaku dhe Jurgen Goxha.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments