Në ”Olympic Park”, u luajt sot miqësorja mes Teutës dhe Besëlidhjës. Durrsakët triumfuan 5-1, duke zhvilluar një ndeshje fantastike.

Duhet thene se dy prej golave te tyre, mbajne firmen e ish- futbollisteve te Vllaznise. I pari ka qene Rubin Hebaj qe e ka derguar topin ne rrjete, ne minuten e 10-te nderkohe qe kane shenuar edhe lezhjanet dhe pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim 1-1.

Ne fillimin e pjeses se dyte, ka qene Silvio Zogaj qe ka shenuar edhe golin e dyte, ne minuten e 50-te duke kaluar ne avantazh Teuten.

I treti eshte shenuar nga Iran Jr në të 62-tën, ndërkohë që Dejvid Kapllani realizoi dopietë ne minutat 75 dhe 90-te.

Trajneri Edi Martini është i vetdijshëm për forcën e grupit që ka, ndaj pret një sezon të madh nga të besuarit e tij. Në krahun tjetër, kjo ishte një provë force për Besëlidhjen.