Teuta merr fitoren e radhës në kampionat duke mposhtur Partizanin kampion që tashmë duket se ka hequr dorë nga lufta për titull dhe është zhytur plotësisht në krizë.
Në një ndeshje shumë të luftuar në “Selman Stërmasi”, të kuqtë shpërdoruan disa raste para portës kundërshtare dhe u goditën në momentin më të mirë nga talenti Kallaku i cili i jep përsëri pikë të rëndësishme durrsakëve.
Këta të fundit tashmë e shohin veten në vendin e katërt në renditje, ndërsa Partizani rrëshqet në vendin e pestë, duke vendosur në rrezik serioz edhe pjesëmarrjen në Europë në edicionin e ardhshëm.
Partizani-Teuta 0-1
67′ Kallaku
Partizani: Hoxha, Idrizaj (65′ Kërciku), Boldor, Belica, Hakaj, Kordeiro, Telushi, Broja (65′ Mala), Çinari, Braun (57′ Solomon), Bardhi.
Trajner: Adolfo Sormani
Teuta: Frashëri, Todorovski, Beqaj, Arapi, Hoxha, E. Vila, Aleksi, L. Vila (90’+3′ Gruda), Çyrbja, Kallaku (72′ Avdyli), Hebaj (58′ Gomez).
Trajner: Edi Martini