Apolonia matematikisht është në Kategorinë e Parë, por edhe si e tillë ia del të marrë një pikë përballë skuadrës që është shkurorëzuar nga kampionia në fuqi, Tiranës.

Ndërsa të gjitha diskutimet dhe llogaritë kalojnë vetëm nga aksi Laç-Shkodër, presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, në një prononcim për “Panorama Sport”, shprehet se skuadra fierake do të respektojë garën në çdo moment.

Madje, ka edhe një thirrje për Teutën, krahas vlerësimeve që bën për “djemtë e detit” apo edhe skuadrën kuqeblu.

Çfarë do të bëjë Apolonia në ndeshjen e fundit?

Në qoftë se Teuta do ta nënvlerësojë ndeshjen me Apoloninë, nuk do të jetë kampione. Apolonia do të luajë me dinjitet, me respekt për Teutën, për Vllazninë, për Partizanin, për Laçin, pra për të gjitha skuadrat deri te Bylisi.