Aleksander Kouros, Denis Pjeshka dhe Iran Junior nuk janë më lojtarë të Teutës. Durrsakët kanë zyrtarizuar mbylljen e marrëveshjes me lojtarët në kanalet e komunikimit të klubit.

Mbrojtësi Kouros ishte ndër lojtarët kryesorë të skuadrës, me Teutën që fitoi titullin kampion pas 27 vitesh. Duket se lojtari nuk ka gjetur akordin me klubin për rinovim. Edhe Pjeshka dhe Goncavles nuk do jenë më pjesë e grupit duke mos rinovuar.

Njoftimi:

Faleminderit Kampionë!

KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mbrojtësin anësor Aleksander Kours, i cili nga sot nuk është më pjesë eTeutës. Në mungesë të akordit për rinovim, dy palët kanë zyrtarizuar ndarjen. KF Teuta falenderon Aleksander Kours, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanelën blu. Kuros meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim.

KF Teuta falenderon Denis Pjeshkën, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanelën blu. Pjeshka meriton një vend në histori për gjithçka ka dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim.

KF Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Iran Gonçalves . Baraziljani ka ndërprerë sot marrëveshjen me Teutën. Klubi falënderon Iran Gonçalves për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierë.