Teuta luan nesër një sfidë delikate, e cila për durrsakët vlen shumë, pasi do të jenë mysafirë në Shkodër ku do të ndeshen me Vllazninë e vendit të pare, që duket se do ta kenë edhe rivale në betejën për titullin kampion këtë edicion.

Teuta ka zhvilluar përgatitjet intensive, të cilat kanë nisur në 3 janar dhe janë mbyllur sot në kuadër të transfertës shkodrane, ndërsa ekipi në mbrëmje është grumbulluar në prag të ndeshjes së radhës, të parës zyrtare për këtë sezon në kampinatin e Superiores.

Por, trajneri Edi Martini do të ketë një mungesë të rëndësishme dhe bëhet fjalë për një nga titullarët dhe lojtarët e spiktur në këto dy sezone në Durrës, maqedonasin Blagoja Tedorovski, i cili është një nga pikat e forta të durrsakëve dhe do të vuajë pezullimin me kartonë.

Vetë klubi durrsak e ka konfirmuar mungesën e tij në një postim që ka bërë në faqen zyrtare pak minta më parë. Pritet qe trajneri Martini te aktivizoje ne kete ndeshje nje futbollist shkodran ne vend te tij, pikerisht Denis Pjeshken, ish- mbrojtesin e Vllaznise.