Ka qene titullar ne gjysmen e pare te sezonit dhe kur pritej qe te ishte i tille edhe ne gjysmen e dyte, papritur ka ardhur largimi nga bregdetaret.

Mesfushori shkodran Uendi Vecaj ka prishur kontratën me Teuten, dhe tashmë është një lojtar i lirë për të zgjedhur një ekip të ri ku do të vazhdojë karrierën e tij.

“Panorama Sport” mëson se 22-vjeçari nuk pranoi të luante deri në fund të sezonit me “Djemtë e detit” duke vendosur të ndërrojë ekip.

Vecaj luante prej 2 sezonesh me Teutën, dhe këtë sezon kishte shumë pak hapësira, ku ka vendosur të largohet përfundimisht nga “Djemtë e detit”.