Teuta ka prezantuar pak më parë edhe afrimin më të fundit të merkatos dhe bëhet fjalë për sulmuesin ganez që ka qenë pjesë e skuadrës së Prishtinës në Superligën e Kosovës në sezonin e shkuar.

Bëhet fjalë për golashënuesin shtatlartë, Khalid Basil Abdyl, 23-vjeçar që pritet të formojë një dyshe të frikshme në sulmin durrsak bashkë edhe me lojtarin nga Mali i Zi, Nikaç që është bërë pjesë e durrsakëve para ndeshjeve të Europës.

Sot, sulmuesi Khalid është prezantuar në radhët e durrsakëve dhe ai do të jetë gati m e shumë mundësi për ndeshjen radhës me skuadrën e Vllaznisë që Teuta do të zhvillojë këtë fundjavë në stadiumin “Niko Dovana”.

Teuta e ka nisur mjaft mirë këtë sezon dhe sidomos 3 javët e para, me një mesatare prej pretendente, duke grumbulluar 7 pikë në tri ndeshje.

Durrsakët do të synojnë fitoren e radhës ndaj shkodranëve, aq më tepër që luajnë në sytë e sportdashësve të tyre dhe këtë herë pritet që “Djemtë e Detit” t’i mbështesin edhe më shumë fansa./vipsport/