Nga Endri ÇINARI
Java e 23-të e Superiores do e gjejë Vllazninë mike në duelin me Teutën. Takimi do zhvillohet ditën e premte në orën 16:30 në stadiumin “Niko Dovana ”. Një duel që i gjen të dy skudrat në humorin jo më të mirë të mundshëm. Ku si Vllaznia dhe Teuta vijnë në këtë duel pas distatave në javën e 22-të të kampionatit. Dhe do kërkojnë reagimin ndaj njëra-tjetrës në këtë 90 minutësh.
Teuta-Vllaznia si zakonisht ndeshjet e Superligës shqiptare është një përballje “ish-ësh”. Në të dy kampet ka nga 3 ish-ë si në stol e po ashtu në fushë. Duke nisur me Vllazninë ku futbollistë si Gruda dhe Qato kanë dhënë kontributin e tyre me Teutën në të shkuarën. E po ashtu tek shkodranët është edhe drejtori sportiv, Tefik Osmani që gjatë karrierës së tij si futbollist ka mbajtur veshur fanellën e “djemëve të detit”, shkruan shkodrasport.com
Edhe tek Teuta ka 3 individë që kanë dhënë kontributin në të shkuarën për Vllazninë. Në stol për durrsakët qëndron Bledar Devolli tashmë, me ish-mesfushorin që ka qenë pjesë e kuqebluve në edicionin 2002-03. E po ashtu në fushë për bregdetarët do jenë edhe Antonio Marku e Arsid Kruja. Dy futbollistë të dalë nga akademia Vllaznia e po ashtu ish-pjesë e skuadrës së parë në sezonet e shkuara.
Pra, një përballje mes miqsh të së shkuarës dhe së tashmes. Që për 90 minuta do e “harrojnë” miqësinë për tu përqendruar tek lufta sportive në fushën e “Niko Dovanas”. Në një duel që pritet të jetë nga më interesantët e javës së 23-të në Superiore.(www.shkodrasport.com)