Tek Vllaznia jane duke menduar edhe per t’u krijuar mundesine lojtareve te rinj qe te luajne me ekipet e tjera ku mund te gjejne me shume hapesire dhe keshtu ka ndodhur se fundi edhe me kapitenin e ekipit U19 te saj, Egert Selmanin.

Per mbrojtesin e majte, ka shfaqur interes skuadra e Superliges se Kosoves FC Feronikeli 74 dhe si rrjedhoje ne mes dy klubeve eshte rene dakord per nje huazim te ketij futbollisti, i cili pikerisht dje ka mbushur 19 vjeç.

Nje gje e tille konfirmohet nga vete klubi shkodran i cili pak minuta me pare permes faqes se tij zyrtare ka bere te ditur edhe huazimin e lojtarit ne fjale tek klubi kosovar.

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me Klubin e Superligës së Kosovës “FC Feronikeli 74″ për huazimin e futbollistit Egert Selmani për një periudhë njëvjeçare. KF Vllaznia i uron futbollistit të saj suksese në këtë përvojë të re në karrierën e tij!”- shkruhet ne njoftimin e klubit shkodran.(www.shkodrasport.com)