HomeKRYESORE'Tha po', katalanasja SPORT: Barcelona nis ofensivën për Neymar

‘Tha po’, katalanasja SPORT: Barcelona nis ofensivën për Neymar

Barcelona, edhe pse këtë periudhë pritet të humbë goxha para prej krizës së krijuar prej Coronavirusit, po mendon të bëjë një goditje të madhe në merkaton e verës.

Emri i Neymar është në krye të listës së dëshirave dhe katalanasit kanë nisur nga puna për rikthimin e sulmuesit brazilian.

Sport raporton se PSG i ka ofruar një kontratë të re Neymar, por ai nuk ka kthyer një përgjigje. nga ana tjetër, i njëjti burim thotë se përfaqësuesit e lojtari ia kanë çuar sërish një mesazh klubit spanjoll, duke i bërë me dije dëshirën e Neymar për ta veshur sërish fanellën e Barcelona.

Katalanasit do tentojnë të futin në presion francezët e PSG për t’i vendosur një çmim sulmuesit, i cili është nën kontratë deri qershor të vitit 2022.

Vera do të jetë e nxehtë për Neymar dhe Barcelonën, me Messin që e pret krahëhapur sulmuesin në skuadër. /abcnews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments