Takimi i neserm ndaj Laçit konsiderohet shume i rendesishem per Vllaznine. Vete klubi shkodran u ka bere thirrje tifozeve te vet per te qene ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” dhe per ta mbeshtetur skuadren sepse ato jane shume te rendesishem per te.

Por nga ana tjeter, edhe grupimi “Power 12” ka bere te njejten gje. Ne faqen e tyre ato perveçse kane rikujtuar edhe njehere ndeshjen e neserme dhe oren kur nis ajo, u kane kujtuar te gjithe pjestareve te ketij grupimi vendin e tyre te zakonshem, ate ne tribunen C3 (pas porte).

Perveç kesaj, kane bere thirrje edhe te tjereve per te mos munguar ne kete takim “sepse Vllaznia ka nevoje per ne, Per Shkodren”- shkruajne ato.

Nje thirrje qe duhet marre ne konsiderate duke shpresuar qe numri i tifozeve ne shkallet e “Loro Boriçit” te jete me i madh se ne ndeshjet e fundit. Ja thirrja e ketij grupimi ne faqen e tyre:

VLLAZNIA-Laci, E Shtune: 25.1.2020, Ora: 17:00, Tribuna C3

Mos mungoni, VLLAZNIA ka nevoje per ne. Per VLLAZNINE- Per Shkodren Power12