Pas eksperiencës me Vllazninë, Thomas Brdariç do të duhet të udhëtojë shumë larg nga Gjermania për të vazhduar karrierën sportive të trajnerit, më konkretisht në Indi. Tashmë, ai është zyrtarisht pjesë e kampionatit indian, në krye të ekipit të Chennaiyin, një përvojë krejt e re kjo për të.
Megjithatë, nga sa mësohet, në Indi, Thomas Brdariç do të udhëtojë së bashku me djalin e tij, Tim Brdariç, futbollist ky që një sezon më parë ishte pjesë e Vllaznisë, ku aktivizimet më të shumta i kishte me skuadrën e 21-vjeçarëve.
Thomas Brdariç, i cili ka drejtuar një numër klubesh në nivelet e ulëta në Gjermani, e udhëhoqi Vllazninë drejt vendit të dytë në kampionat dhe drejt fitimit të Kupës në sezonin 2020-2021, por u largua në sezonin që sapo u mbyll.
Tashme do te nise nje tjeter aventure te re dhe mbetet me interes per t’u pare nese do te kete serish suksesin qe pati te Vllaznia, i cili ne fakt eshte suksesi me i madh ne karrieren e tij si trajner.
Maringlen ZHIVANI