Laçi i Shpëtim Duros, arriti një fitore tjetër tepër të rëndësishme përballë një rivali mjaft të fortë si Kukësit. Tekniku i skuadrës kurbinase, foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, për këtë ecuri pozitive që po kalojnë bardhezinjtë duke u shprehur:

FITORJA- Rëndësi kanë 3 pikët. Më erdhi pak keq kur Harmon humbi golin e katërt. E rëndësishme është që fituam ndaj një kundërshtari të fortë. Skuadra është në rrugën e drejtë. Te Kukësi kam shumë miq, nuk kam problem. Më kanë respektuar dhe më kanë takuar para takimit.

Ishim në vend të dytë, duhet t’iu vijë keq atyre, për mënyrën si u largova, jo mua. Isha brenda objektivave, ishin 40 pikë në lojë, isha në gjysmëfinalen e Kupës. Nuk ka lidhje kjo fitore me situatën. Unë jam trajner profesionist, jam trajner i Laçit. Jam përqendruar totalisht te kjo skuadër.

NDESHJA ME 2 TABLO – Unë jam i kënaqur, për arsye sepse gjatë gjithë ndeshjes, Kukësi nuk na ka rrezikuar. Dy golat erdhën si rezultati i 11-metërshva. Shënuam golin, e dytë, të tretë. Rezultati 3-0 ta kërkon tërheqjen logjike. Aty përfundoi ndeshja. Më erdhi keq që Harmon shënoi golin e katërt. Nuk kisha fare frikë që kjo ndeshje mund të përmbysej. Mirë do ishte ta kishim mbyllur. I lamë terren, Kukësi nuk na ka rrezikuar për asnjë moment, me përjashtim të 11-metërshve.

“LEKSION” HALLAÇIT- Hallaçin e kam marrë në 2001 nga Shkolla e Futbollit të Shkëndijës te Partizani. E ka të ardhmen përpara është djalë i ri. Njeri shumë pozitiv. Them do të eci shumë para.

SELMANI NERVOZ – Selmani bëri një ndërhyrje energjike, nuk ishte për të kuq, ka kapur topin. E ndërrova për të mos rrezikuar. Edhe po të ndëshkohem me karton të kuq, ishim 2-0, do ta kishim fituar ndeshjen.

NUABUEZE- Unë kam thënë nuk e mendoja të merrja drejtimin e Laçit dhe mos luante Nuabueze. Është meritë e skuadrës që po ecën shumë mirë. Ka luajtur vetëm ndeshjen e parë me Teutën, pati probleme me këmbën.

Në datën 6 ka bërë operacion sytë. Të shikojmë si do të jetë situatë në ndeshjet e ardhshme. Ato janë probleme që ka presidenti me Nuabuezen. Në qoftë se ka ndonjë ofertë të mirë, është logjike, unë nuk mund të dalë kundër synimeve të klubit. Nuk ka asgjë konkrete.

ECURIA POZITIVE- Nuk kisha ndërmend në atë situatë ta merrja drejtimin e Laçit, ishte në vendin e 9 a 10. Ishte një situatë e vështirë. Duke patur grupin e Laçit, mendova që mund të përmirësohej situate. Është edhe çështje fanti. Morëm një pikë pozitive në Durrës në debutim. E njoh mirë skuadrën tani, ashtu siç më njeh skuadra për atë që kërkoj.

Skuadra ka ekuilibër në të gjitha repartet. Pikët e lëna kanë krijuar problemet e veta. Më ka mbetur merak humbja me Krujën. Ishte çështje fati. Futbolli i pranon këto. Rezultatet pozitive, kanë ndryshuar situatën”, u shpreh Duro.