Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE“Ti je fajtori për largimin e Mesit”, tifozët e Barcelonës shfryjnë ndaj...

“Ti je fajtori për largimin e Mesit”, tifozët e Barcelonës shfryjnë ndaj Grizmanit

Lionel Mesi nuk do të jetë më një futbollist i Barcelonës, por largimin e tij nuk do ta qajë vetëm klubi dhe populli katalanas, por mbi të gjitha edhe kampionati spanjoll.

Ata që po e vuajnë më së shumti këtë largim janë padyshim tifozët e Barcelonës, të cilët nuk kanë nguruar të akuzojnë Antuan Grizmanin, si fajtor për largimin e “Pleshtit”.

Mediat spanjolle raportojnë se ditën e sotme, në qendrën stërvitore ishin mbledhur një numër i konsiderueshëm tifozësh, teksa në dhe kur mbërriti Grizmani, ata kanë shfryrë ndaj francezit.

“Ti je fajtori për largimin e Mesit”, dëgjoheshin zëra nga tifozët e mërzitur. Ndërkohë Barcelona po vijon stërvitjet, edhe pse në Katalunjë, dita e sotme po përjetohet si një ditë zie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments