Edhe pse ndeshja e radhës për Shqipërinë luhet në distancë mbi 2 mijë km nga vendi jonë në Andorra, grupimi i “Tifozave Kuq e Zi” kanë vendosur të jepin mbështetjen e pakursyer për kombëtaren e zemrës.
Në një komunikim të fundit, TKZ bën me dije axhendën e grumbullimit të fansave shqiptarë në picerinë “Asador” në orën 17:30 dhe mbërritja në stadiumin kombëtar do të bëhet në orën 19:30.

Në fund, ata e mbyllin njoftimin me mesazhin inkurajues se nuk do ta braktisin Kombëtaren edhe në këtë kohë të vështirë që po kalon.