Kjo nuk është java e duhur për të qenë tifozë me skuadrën e Lajpcigut në Gjermani. Një fat i keq po ndjek ata që mbështetin këtë skuadër në ditët e fundit në impiantin ku luan ekipi dhe vetëm këtë javë, aty kanë gjetur vdekjen dy tifozë. Të mërkurën, në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Beshiktash, një tifoz 73-vjeçar pësoi kolaps në stadium dhe ndonëse u transportua me urgjencë në spital, nuk mbijetoi.

Një skenë e ngjashme u përsërit edhe gjatë ditës së sotme gjatë barazimit 2-2 përballë Maincit. Një 64-vjeçar u nda nga jeta pasi pësoi një atak kardiak në stadium, lajm i cili u konfirmua edhe nga klubi nëpërmjet një postimi në Twitter gjatë passdites.

“I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe u urojmë forcë në këtë situatë të vështirë”, ishte reagimi i klubit në adresën zyrtare. /vipsport.al/