Partizani dhe Tirana luajnë derbin të shtunë në 18:45 në “Elbasan Arena”. Dueli që vlen për javën e 33 të Superligës do zhvillohet larg kryeqytetit, me dy stadiumet në Tiranë që nuk janë gati.

Në lidhje me këtë vendim, tifozët e Partizanit kanë reaguar sërish, duke ia faturuar këtë fakt drejtorit të klubit, Olsi Rama. “Një basketbollist që drejton ekip futbolli”, kështu shprehen UG që nuk harrojnë të thumbojnë edhe kundërshtarët.

Njoftimi:

Siç e dini dhe tashmë është zyrtare derbi Partizani-Tirana luhet në Elbasan në orën 18:45, bileta kushton 500 lekë. Arsyet për këtë vendim i di vetëm ish’ basketbollisti që drejton ekip futbolli.

Nga ana tjetër kundërshtarët që kemi përballë janë shumë të bukur dhe tërheqës, por që si zakonisht hajnë shumë MUT…

Së shpejti publikojmë detajet e organizimit,

ftojmë të gjithë tifozerinë e kuqe të na bashkohet !

UG si askush, askush si UG !