Partizani do të luajë sot kundër Vllaznisë në kuadër të javës së 35-të të Superiores. Ky takim do zhvillohet në takim “Air Albania” dhe është mjaft e rëndësishme për të dy skuadrat. Një fitore e të kuqve do t’i çonte kryeqytetasit me një dorë te trofeu i kampionit.
Në këtë ditë speciale, nuk mund të mungojnë as tifozët e Partizanit, të cilët prejt pandemisë së COVID-19 nuk do të mund të jenë të pranishëm në stadium.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, i bëjnë thirrje lojtarëve të japin maksimumin. Ndërsa në fund nuk harrojnë të përmendin dhe arbitrat.
“Numërimi mbrapsht ka nisur, tani na duhet sprinti final, ai hapi i fundit që na çon drejt objektivit, që e çon Partizanin aty ku i takon! Luftoni edhe njëherë si asnjëherë, për Partizanin, për fanellën, për tifozët… Forca çuna! Ps: kujdes arbitrat”, shkruhet në faqen zyrtare të tifozëve të kuq.
Ndeshja Partizani – Vllaznia luhet sot në orën 17:00.