Fushata e nisur per te mbeshtetur tifozin e njohur te Vllaznise po zgjerohet gjithnje e me teper dhe perpos fondeve qe kane filluar te mblidhen nga platforma gofundme.com, per te ka patur edhe mbeshtetje tjeter.
Gjate dites se dotme ka qene Eko mendje dhe tifozet e grupimit Power 12 qe kane vizituar Mondin ne shtepine e tij duke i derguar disa ilaçe dhe ushqime.
Kjo gje behet e ditur ne nje postim te “Eko mendje” ku shkruhet:
Sot iu bashkuam nismes se tifozave te Vllaznise per te ndihmuar Mondin. Mondi beri shume per Vllaznine keto vite si nje nder tifozat me besnik te saj, tani ne te behemi “vllazni” per Mondin. Sot cuam ushqime dhe ilacet qe na kerkoi te cilat do kaloje nje kohe te mire me to, por bashkohuni kesaj nisme dhe ju!
Tifozat e Vllaznise kane krijuar dhe nje link te cilet mund te dhuroni tek ato.
( https://www.gofundme.com/…/mondi-dha-gjithcka-per… )
Lum ai qe ka dhe ndane me te tjeret!
EKO Mendje