Tek Vllaznia besojne per marrjen e nje tjeter rezultati pozitiv edhe ne sfiden e sotme ndaj Skenderbeut, ndonese ajo luhet ne transferte.
Tek suksesi besojne edhe tifozet kuqeblu dhe jo me kot, drejt Korçes kane udhetuar nje numer i konsiderueshem i tyre. Kjo do te thote se ne shkallet e stadiumit “Skenderbeu” do te degjohet edhe jehona e thirrjeve te tyre “Vllazni, Vllazni”.
Do te degjohet edhe tupani i grupimit “Power 12” qe nuk do te mungoje as ne kete ndeshje per te mbeshtetur futbollistet e drejtuar nga trajneri Brdariç.
Natyrisht te besh rreth 300 km per te udhetuar drejt Korçes eshte nje sakrifice jo e vogel, por tifozet e Vllaznise nuk mund te qendrojne larg skuadres se tyre te zemres.
Maredheniet ne mes tyre duken shume te mira dhe kete e tregon fakti qe ne te kater ndeshjet e deritanishme, i kane patur prane dhe nese rezultatet pozitive vazhdojne, me siguri do t’i kene ne çdo stadium te Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/