HomeKRYESORE'Tifozët janë të pakënaqur, por ishte ofertë e parefuzueshme', ish-trajneri i Ramadanit...

‘Tifozët janë të pakënaqur, por ishte ofertë e parefuzueshme’, ish-trajneri i Ramadanit i tregon Lecce-s rolin perfekt për mesfushorin shqiptar

Ylber Ramadani u transferua në radhët e Lecce-s për 1.2 milionë euro. Trajneri i Aberdeen-it ka thënë për “Daily Record” se oferta ishte e parefuzueshme, si për klubin ashtu edhe për lojtarin. Robson ka shtuar se ky vendim ka lënë të pakënaqur tifozët, por sipas tij ata do ta kuptojnë me kalimin e kohës këtë lëvizje në merkato.

“Ishte një ofertë e parefuzueshme për të dhe për mua. Kemi bërë atë që duhet të bënim. E imagjinoj që tifozët janë disi të pakënaqur, por besoj se do e kuptojnë. Kemi lojtarë që mund ta mbushin atë boshllëk.

Kur erdha te Aberdeen-i, ai luante si një numër 6. E kam parë dhe kurrë nuk më është dukur një numër 6. Duhej të ishte një “8“-sh, ku do të ushtronte presion dhe të çlironte energjinë e tij.

Për këtë arsye e kam spostuar dhe kemi vendosur Clarckson-in të luajë më tepër topin, duke spostuar Ramadanin përpara për ta bërë që të luante me më shumë intensitet, energji dhe entuziasëm. Kemi bërë mirë”, ka thënë Barry Robson.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments