Humbja e Milanit prej 126 milionë euro nën drejtimin e Jonghong-Li do të ishte shumë më keq. Biznesmeni kinez bleu klubin nga Silvio Berluskoni në prill të vitit 2017, por ai u detyrua të largohej nga “Elliott Management”, që mori drejtimin e Milanit disa muaj më parë.
Javën e kaluar, u publikua një humbje prej 126 milionë euro, por analiza nga “Calcio Finanza” zbulon se gjërat mund të kishin qenë shumë më keq.
Milani ishte parashikuar të ketë një fitim prej 278 milionë euro për vitin financiar 2017-18, por arriti në vetëm 255 milionë euro.
Në të vërtetë, gjendja financiare e “Rossonerëve” do të ishte shumë më e keqe nëse fitimet e ditës së ndeshjeve nuk arritën 35.3 milionë euro, shumë më mirë se 23 milionë euro që duheshin për të plotësuar shumën e kërkuar.
Pra, kanë qenë tifozët milanistë ata që kanë shpëtuar klubin e Milanit, duke blerë bileta, bluza dhe çdo mënyrë tjetër për të ndihmuar klubin e tyre./visport/