Ekvedin Heriç erdhi te Vllaznia sezonin e kaluar dhe mori edhe fanellen me numrin 10 te kuqebluve. Kjo ngjalli shpresen e madhe tek tifozet e kesaj skuadre se ishte gjetur fantazisti i duhur, por jo.
Paraqitjet e ketij lojtari asnjehere nuk u ngjiten ne lartesine e duhur dhe si rrjedhoje, ai ka qene mes formacionit dhe pankines. Per kete arsye, u mendua se me mbarimin e sezonit, ai do te largohej nga skuadra per te ndjekur rrugen e Muestedanagic apo ndonje tjetri.
Por ne fakt nuk ndodhi keshtu. Boshnjaku 25 vjeçar pritet te jete pjese e Vllaznise edhe ne sezonin e ri. Ai prej dy ditesh eshte bashkuar ne stervitje me ekipin duke u vene nen urdherat e trajnerit Josa.
Ne fakt ky i fundit qe me ardhjen e tij ne Shkoder, e ka pelqyer si lojtar dhe per kete arsye, ne tre ndeshjet e fundit te sezonit te kaluar qe e drejtoi Vllaznine, perfshi ketu edhe finalen e Kupes ndaj Laçit, e ka aktivizuar ate ne formacionin baze.
Ne keto rrethana, Josa duket se do te vazhdoje t’i besoje ketij futbollisti edhe ne sezonin e ri teksa me Jonuzin e Boshnjakun, do te formojne treshen e qendres se mesfushes./SHKODRA-SPORT.COM/