Ka mjaftuar pesimi i golit te dyte nga kombetarja shqiptare dhe i gjithe stadiumi “Loro Boriçi” ka shperthyer ne sharje dhe ofendime ndaj trajnerit Panuçi.
Pakenaqesite ndaj menyres si e ka nderuar ai kete kombetare jane te medha dhe kete gje ia treguan edhe tifozet e pranishem ne stadium ne kete ndeshje, e cila luan minuten e 70-te dhe Turqia udheheq 2-0.
Turqia ka shenuar edhe golin e dyte ndaj Shqiperise. Ka qene minuta e 55-te kur Çalhanoglu ka shenuar serish ne porten e Berishes dhe tashme gjerat behen me te veshtira per tanet.
Duhet thene se ka qene nje pjese e pare pergjithesisht e mire per kombetaren tone e cila ka krijuar me shume raste, por eshte ndeshkuar nga nje gabim i vetem ne mbrojtje, çka i kushtoi shume.
Para golit te turqve, saktesisht ne minuten e 15-te do te ishte Bekim Balaj qe do te kishte nje mundesi te arte, por vonon dhe gjuajtja e tij ne fund eshte shume e lehte dhe pritet pa problem nga portieri Gunok Mert.
Loja fiton emocione por gjerat marrin per keq pak minuta me vone. Turqia kalon ne avantazh ne minuten e 21-te. Ka qene nje gabim i mbrojtesve tane ne largimin e topit dhe Yilmaz Burak nuk ka falur duke shenuar.
Pas golit, kuqezinjte u munduan te reagojne dhe krijojne dhe 2-3 momente te rrezikshme por Balaj e Uzuni nuk jane te sakte ne gjuajtjet e tyre drejt portes kundershtare:
Shqiperi- Turqi 0-2
Burak ’21, Çalhanoglu 55