Josh Pownall është një prej tifozëve anglezë që po shëtit rrugëve të Prishtinës nga mbrëmja e djeshme për të qenë present nesër në Fadil Vokrri në ndeshjen Kosovë Angli e vlefshme për Euro2020.

Dhe ashtu siç do i pëlqente çdo kosovari, ai ka hedhur përshtypjet e tij në rrjetet sociale për vizitën e tij të parë në Kosovë, raporton newsport.al.

Shkruan Josh Pownall:

“Kam ngrënë tre vakte, dhe kam pirë 20 birra deri tani, kam shpenzuar gjithsej rreth 30 euro. Kosova, është vendi më I mirë në botë” dhe në krah të postimit ka shpërndarë edhe flamurin e Kosovës.

Nuk ka reklamë më të mirë për shtetin e Kosovës sesa kjo ndeshje dhe atmosfera festive që po ndodh para saj, raporton newsport.al.