Humbja e pesuar dje ndaj Tiranes, i ka merzitur se tepermi tifozet e Vllaznise. Ata nuk e prisnin kurrsesi nje gje te tille, per me teper lojen e dobet qe kuqeblute zhvilluan ne kete 90 minutesh.
Madje, duke pare menyren si po luante skuadra ne minutat e fundit teksa nuk kishte aspak shprese per barazim, ka patur edhe prej atyre pak tifozeve qe kane qene te pranishem ne stadium, te cilet jane larguar prej tij ende pa mbaruar ndeshja.
Nderim Grabolli ose siç e njohin te gjithe ne Shkoder, “Nero dobraçjani”, e ka patur emrin ne listen e hartuar nga drejtuesit e Vllaznise per personat qe do te ishin ne stadium. Por ai nuk e ka pare ndeshjen deri ne fund.
Permes nje mesazhi qe ka derguar ne redaksine e “Shkodra Sport” ai ben te ditur se e ka lene “Loro Boriçin” 15 minuta para fundit sepse u merzit shume nga loja qe skuadra po zhvillonte.
Bashke me kete mesazh, ai ka derguar edhe nje foto ku vete duket me shpine dhe ne sfond eshte qyteti i Shkodres. Nje foto kjo bardh e zi, e cila e ka nje shpjegim: “Shkodra per mu asht ne zi”- shkruan tifozi i zjarrte i Vllaznise qe ka zgjuar se fundi Shkodres dhe tifozet shkodrane me menyren si e mbeshtet kete skuader.
Por pavaresisht kesaj thenie “Nero dobraçjani” eshte i bindur se skuadra do reagoje dhe per kete ka nje thirrje per futbollistet e Vllaznise kur thote: “Ndeshjen me Teutën na tregoni që jemi bashkë, që jemi një, që ndajmë të njëjtën ëndërr e që do të luftojmë deri në fund të gjithë bashkë. Ne prapë besojmë”.