Në fushë kanë shkëlqyer këtë sezon futbollistik. Njëri ka fituar shiritin e kapitenit, ndërsa tjetri ka qenë në një marrëdhënie të ngushtë me golin.

Bëhet fjalë për Erdenis Gurishtën dhe Ardit Hoxhajn e Vllaznisë që kanë treguar shpirtin e madh jashtë fushës së blertë duke kontribuar financiarisht per Mondin.

Behet fjale per një nga tifozët më të zjarrtë kuqeblu po kalon momente te veshtira dhe për trajtimin e tij shëndetësor duhet edhe nje mbeshtetje financiare.

Per kete arsye permes platformes gofundme.com ka filluar inisiativa per mbledhjen e 5 mijë eurove per te. Të gjithë e njohin si Mondi, i cili i ka kushtuar jetën skuadrës shkodrane.

E për t’i ardhur sadopak në ndihmë, dy lojtarët kuqeblu kanë bërë donacionin e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale duke dhuruar nga 50 euro secili. Një shumë modeste nga dy futbollistët e Vllaznisë, por që tregon edhe një herë zemrën e tyre të madhe./newsport/